
Respektoni të Drejtat Tona Respect Our Rights (ROR)
Grupi ROR (Respect Our Rights) është grup i përbërë prej 24 fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, të moshave 14-17 vjeç, nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Grupi monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit dhe Save the Children në kuadër të programit Qeverisja me të drejtat e fëmijëve Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Grupi ROR, do të bëjë monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve vendore të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Grupi ROR do të nxjerrë edhe raporte në nivel shteti të cilat do të pasqyrojnë zbatimin e KDF-së dhe ligjeve vendore dhe situatën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve.