Programi

Fëmijët monitorojnë

Projekti synon që të monitorojë zbatimin e konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve nga vetë fëmijët, duke krijuar kështu një raport të parë në nivel shteti, se sa është duke u zbatuar kjo konventë në vendin tonë, dhe çfarë kanë bërë institucionet përgjegjëse dhe akterët tjerë në zbatimin e kësaj konvente. Me hartimin e një raporti të tillë Kosova, do të ketë një analizë të zbatimit të kësaj konvente në terren e cila do t’i ndihmojë vendit tonë dhe institucioneve tona që të përmirësojnë mekanizmat e tyre, apo t’i krijojnë mekanizmat e duhur për zbatimin më të mirë të Konventës në teren. Po ashtu projekti synon që ta krijojë një grup monitorues nga vetë fëmijët në nivel shteti, i cili do të bëjë monitorimin e Konventës dhe i cili do të sjellë raporte alternative ndryshe nga ato që nxjerrin institucionet shtetërore.


Hulumtimi

Syri i Vizionit së bashku me Save the Children kanë bëjë përzgjedhjen e 24 fëmijëve në nivel të Kosovës, të cilët do të trajnohen për të mbledhur të dhënat për të drejtat e fëmijëve në nivel të Kosovës. Përzgjedhja e fëmijëve është bërë përmes konkursit të hapur nëpër media, për t’u dhënë rast fëmijëve të interesuar të aplikojnë për të qenë pjesë e grupit monitorues. Raporti i cili do të shkruhet duke u bazuar nga të dhënat e mbledhura nga ky grupi i fëmijëve do të publikohet dhe do të ju dorëzohet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Gjithashtu do të organizohet edhe një konferencë nacionale ku do të ftohen të gjithë akterët dhe aty do të publikohen të gjeturat e hulumtimit


Projekti

Projekti realizohet nga organizata Syri i Vizionit me mbështetjen financiare nga Save the Children dhe zhvillohet ne gjithë territorin e Kosovës duke ofruar monitorim të Konventës ndërkombëtare të  drejtave të fëmijëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë kështu 37 komuna të Kosovës apo 1467 vendbanime.


Institucionet

Projekti do të ndihmojë institucionet që të kenë një raport monitorues mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijëve, dhe po ashtu do ti ndihmojë institucionet që të analizojnë edhe ndikimin e zbatimin të strategjive të ndryshme që ata kanë hartuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Po ashtu vendi jonë do të ketë një raport gjithëpërfshirës në fushën e të drejtave të fëmijëve në nivel shteti, në bazë të së cilit do të thirret kurdo qe është e nevojshme derisa sa nuk ka ndonjë raport tjetër i cili do të sfidojë këtë raport. Raporti që do publikohet do t’i nxisë apo ndikojë që institucionet e Kosovës në nivel lokal dhe qendror të krijojnë mekanizma në monitorim të Konventës për të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu raporti do të shërbejë edhe si një dokument avokues kundrejt institucioneve që të dëgjohet zëri i fëmijëve dhe të hartojnë politika praktike sipas nevojave të fëmijëve, duke ndikuar kështu në përmirësimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë por edhe në zbatimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve.


Gjendja

Të gjitha të drejtat e fëmijëve që garantohen me konventën ndërkombëtare do të trajtohen me projekt. Më shumë rendësi do t’u jepet këtyre të drejtave: Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe nga dukuritë e tjera negative (diskriminimi, ngacmimet, trafikimi etj), kujdesin shëndetësor, të drejtën për edukim dhe mirëqenien e tyre sociale.

Të drejtat e fëmijëve në Kosovës përveç që garantohen më konventën ndërkombëtare, mbrohen edhe me ligje vendore, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh. Kosova është shteti që investon më së paku në rajon në edukimin dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, kjo është vlerësuar edhe ën raportet e ndryshme të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që merren më mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Duhet theksuar  se asnjëra Ministri e qeverisë së Kosovës nuk ka Zyrtar për te Drejta te

Fëmijës te angazhuar me orar te plote e qe përqendrohet vetëm ne atë rol, po ashtu edhe nëpër komuna nuk ka ndonjë zyrtarë të tillë, edhe pse ekzistojnë koordinatorët për të drejtat e fëmijëve nëpër komuna, ata ushtrojnë pozita nëpër drejtori të caktuara mirëpo pozitën e koordinatorit për të drejtat e fëmijëve e ushtrojnë në bazë vullnetare. Qeveria e Kosovës ka hartuar strategji dhe plane te veprimit  që kanë të bëjnë më zbatimin e konventës ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve, siç janë; Planit Nacional te Veprimit për te Drejtat e Fëmijëve ne ngritjen e përfshirjes se fëmijëve ne arsimin parashkollor, Plani i Veprimit ne Parandalim e Braktisjes nga Shkollat, Strategjinë për Shëndetin e nënës , fëmijës, adoleshentit dhe Shëndetin  Riprodhues dhe Planin e Veprimit 2011-2015


Qasja

Syri i Vizionit gjatë punës së saj ka zhvilluar qasjen e saj të cilën e përdor në të gjitha projektet, duke involvuar të gjithë akterët përgjegjës të një sektori dhe krijimin e kushteve për dialog social. Me anë të kësaj qasje në si organizatë mendojmë që nëse të gjithë akterët mese tyre shpërndajnë përgjegjësin dhe marrin përgjegjësi dhe raportojnë për përgjegjësit e marra, rezultate do të jenë të qëndrueshme dhe do të arrihen qëllimet e parapara në projekt.

Gjatë realizimit të këti projekti, Syri i Vizionit do të mbaj takime individuale me të gjithë akterët që janë përgjegjës për të sigurimin e respektimit të drejtave të fëmijëve. Gjatë takimit do të ju tregohet për atë se çka është planifikuar dhe gjatë tërë projektit këta akterë do të jenë  përfshirë në aktivitete e projektit si nëpër takime, konferenca si dhe aktivitete tjera.

Fëmijët janë pjesë përbërëse e projektit, në projekt janë paraparë që fëmijët të jenë pjesë e realizimit të pyetësorit por edhe realizimit të hulumtimit, përpilimin e raportit  më të gjeturat nga hulumtimi. Gjithashtu gjatë aktiviteteve të parapara fëmijët janë pjesë përbërëse ne dizajnimin, realizimin si dhe planifikimin e aktiviteteve.


Aktivitetet

Lajme

09.10.2019

Rea Sylejmani do të flet në Parlamentin Europian duke ju drejtuar Eurodeputetëve për çështjen e vajzat në Kosovë dhe më gjerë

Ne kuadër të Javës së Veprimit për Vajzat dhe Gratë, Rea Sylejmani, anëtare e Respect Our Right - ROR do të flet në Parlamentin Europian për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në shoqëri duke ju drejtuar Eurodeputetëve për të ngritur çështje të rëndësishme për vajzat në gratë në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ngjarje po shënohet nga Save the Children...