“Karvani i të Drejtave të Fëmijëve”

20 Nëntor 2015: Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve; Syri i Vizionit në bashkëpunim me Save the Children, Grupin e Fëmijëve Respect Our Rights (RoR), Asambletë Komunale të Fëmijëve, Shkollat dhe autoritet lokale e qendrore kanë zhvilluar një numër të madh të aktiviteteve në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës. Qëllimi i aktiviteteve ishte vetëdijesimi i fëmijëve për te drejtat e tyre. Kjo ditë e aktiviteteve u quajt “Karvani i te Drejtave te Fëmijëve”

Anëtaret e Grupit ROR kanë qenë të ftuar mysafirë në programin e mëngjesit të Radio Kosovës, ku ata kanë shpalosur programin e tyre për Karvanin e Ditës Ndërkombëtare për te Drejtat e Fëmijëve. RoR-së bashku me disa anëtarë të Asamblesë së fëmijëve të Pejës në sheshin e qytetit kanë shpërndarë broshura për të drejtat e Fëmijëve bashkë me autoritetet lokale.

Në sheshin e Komunë së Deçanit për një orë janë shpërndarë broshura së bashku me autoritetet lokale. Me disa anëtarë të Asamblesë së fëmijëve të Gjakovës të cilëve u janë bashkuar edhe Peja, në sheshin e Komunës se Gjakovës poashtu kanë shpërndarë broshura.

Fëmijët nga Peja dhe Gjakova kanë udhëtuar së bashku në Prizren ku kanë qenë së bashku me disa nga fëmijët e SH.M.U. nga Prizreni dhe ne sheshin e Prizrenit kanë vazhduar shpërndarjen e broshurave.

Fëmijët u priten nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Fëmijëve në Parlamentin e Kosovës dhe deputetë të tjerë. Anëtaret e ROR janë bashkuar me zyrtarët komunalë, fëmijët asamblistë në disa aktivitete dhe janë pritur në takim me ministrin e Arsimit.

Në Komunën Gjilanit anëtarët e Grupit ROR me fëmijët në shkollat fillore “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në prezantimin e Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Fëmijët kanë takuar kryetarin e Komunës së Gjilanit.
Anëtarët e Grupit RoR së bashku me asamblenë e fëmijëve në Qendrën e Kulturës kanë mbajtur ligjëratë kushtuar Konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Në të gjitha këto aktivitete, stafi i Syri i Vizionit dhe Save the Children kanë mbështetur fëmijët.

Lajme