ROR së bashku me fëmijet asambleistë të Prishtinës vizituan SOS Fshatin

Në kuadër të aktiviteteve të javës "Çdo ditë është 1 Qershori", anëtarët e Grupit Respect Our Right-ROR dhe asambleistët e Asamblesë Komunale të Fëmijëve-Prishtinë vizituan zyret e SOS Fshatit në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, fëmijët pjesëmarrës patën mundësi të njihen me afër me projektet dhe përkushtimin e SOS Fshatit ndaj fëmijëve pa përkujdesje prindërore.Takimi rezultoi edhe me dëshirën e përbashkët për aktivitete në të ardhmen e afërt.

Lajme