ROR dhe KVRL në Gjakovë Letër e hapur drejtuar Komunës së Gjakovës

Sot, më 1 qershor 2019, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, ne grupi i fëmijëve monitorues Respect Our Rights – ROR si dhe Këshilli iveprimit rinor lokal – KVRL në Gjakovë i’a drejtojmë këtë letër tëhapur, Komunës së Gjakovës për të shprehur kundërshtimin tonë rrethvendosjes së një pengese nga hekuri dhe druri në terrenin sportiv nësheshin “Beqir Kastrati” në Gjakovë nga një banor i kësaj lagjeje për të penguar lojën e fëmijëve.


E drejta për pushim dhe kohë të lirë si dhe për t'u angazhuar në lojëdhe aktivitete rekreative garantohet në nenin 31 të Konventës Ndërkombëtare të për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara.Sipas kësaj konvente, shteti e në rastin tonë Komuna e Gjakovës, sipërfaqësuese e pushtetit lokal duhet të respektojë dhe të promovojë tëdrejtën e fëmijëve për të marrë pjesë plotësisht në jetën kulturore dheartistike dhe të inkurajojë ofrimin e mundësive të përshtatshme dhe tëbarabarta për veprimtari kulturore, artistike dhe argëtuese.


Hapësirat publike duhet të jenë në shfrytëzim të të gjithë qytetarëve pa dallim moshe, si dhe për ndryshimin eventual të përdorimit të tyreduhet të ftohen në diskutim i gjithë komuniteti i asaj lagje, e jo tëv eprohet pa miratimin e banorëve dhe të Komunës. Vendosja e kësajpengese në mes të fushës e pamundëson zhvillimin e lojës së basketbollit për të cilën edhe është ndërtuar ky terren sportiv, prandaj kërkojmë nga Komuna e Gjakovës që të reagojë sa më shpejtë duke hequr këtë pengesë dhe të mos lejojë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen.


Poashtu kërkojmë nga Komuna e Gjakovës që të rris numrin e këndeve të lojrave për fëmijë si dhe të bëj riparimin e lodrave të atyre ekzistuese. Në veçanti, kërkojmë krijimin e të paktën një këndi tëlojrave të përshtatshëm për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët nëkomunën tonë janë në numër të konsiderueshëm. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim që t’a marrim mbështetjen tuaj rreth këtyre çështjeve.

 

Respect Our Rights – ROR
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal - Gjakovë

 

Lajme