ROR bëhet pjesë e fushatës "Rrypi nuk është për me m’rreh"

Anëtarët e grupit ROR sot u bashkangjitën në fushatën sensibilizuese "Rrypi nuk është për me m’rreh" si pjesë e fushatës së ndalimit të ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve - RriteMeDashni.

  

 

Qëllimi i kësaj fushate është promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi dhe ndalimin e ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar të gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe  duke bërë thirrje për institucionet qeveritare që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në zbatimin e këtij ligji, që fëmijët të ndjejnë vetën të mbrojtur dhe të sigurt në një ambient ku të drejtat e tyre garantohen dhe mbrohen nga shteti.

 

 

Po ashtu, ky aktivitet synon të rrit vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi dhe ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në familje. 

Lajme