Realizohet trajnimi per Buxhetimin miqesore te femijeve me anetaret e ROR

Grupi monitorues Respect Our Right-ROR,ka mbajtur punetorinë njëditore për buxhetin miqësorë të fëmijëve në kuadër të nivelit komunal.

Kjo punëtori u mbajt të premten,me 29 qershor nga tre mentorët,studentë Master të Drejtimit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

 

 

 

Gjatë kësaj punëtorie, anetart e grupit patën rast tëmarrin njohuri të mjaftueshme për atë se çfarë është buxheti dhe buxhetimi, ngavie dhe poashtu për kohën e dëgjimeve buxhetore në publik, ku Grupi ROR do të fokusohet më shumë.

Kjo sepse, ne do të avokojmë në çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të monitorojmë zbatimin ose jo të buxhetit komunal të ndarë veçmaspër femijë. 

  

ë



Ky monitorim do zhvillohet edhe në bashkëpunim me asambleistëte Asambleve Komunale të Femijëve përkatëse, në mënyrë që varësisht prej natyrëssë komunës të përfshihen avokimet tona të drejtëpërdrejta nga nevojat e fëmijëve. 

T.H


Lajme

22.11.2019

Përfaqësuesit e ROR Fleta and Fati paten një rast unik që ta takojnë Shefen Ekzekutive të Save the Children, Inger Ashing

Përfaqësuesit e fëmijëve nga Respect Our Right - ROR që mbështetet nga Save the Children në Kosovë, Fleta and Fati paten një rast unik që ta takojnë Shefen Ekzekutive të Save the Children, Inger Ashing dhe Drejtorin për Të Drejta të Fëmijëve në Save the Children International, z. Sigurd Johns gjatë konferencës së Konventës për të Drejta të Fëmijës 30 #CRC30...