Prishtina Half Marathon 2019 iu bashkuan edhe fëmijet nga grupi ROR

Në kuadër të“Prishtina Half Marathon 2019” u mbajt vrapimi për fëmijë me gjatësi 2kilometra.Më shumë se 80 fëmijë të moshave 3-15 vjeç,nga Kosova dhe Shqipëria vrapuan nën moton #RriteMeDashni . Fushata “Rrite me Dashni” implementohet nga Save the Children në partneritet me Ojq “Syri i Vizionit” dhe ka për qëllim të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës ligjore mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijës si dhe ofrimin e metodave alternative të rritjes së fëmijës pa dhunë në të gjitha ambientet.

 

Në mbarëvajtjen e garës së sotme u angazhuan edhe mentorët e Grupit ROR Trina,Arditi dhe Leka të cilët qenë pjesë e ekipit të organizues te Save the Children dhe OJQ Syri iVizionit,kurse poashtu në vrapimin garues morën pjesë dhe anëtaret e Grupit ROR,Valëza dhe Erjona të cilat u nderuan me çertifikatë për pjesëmarrje në gjysmë-maratonën e sotme. 

Lajme

22.11.2019

Përfaqësuesit e ROR Fleta and Fati paten një rast unik që ta takojnë Shefen Ekzekutive të Save the Children, Inger Ashing

Përfaqësuesit e fëmijëve nga Respect Our Right - ROR që mbështetet nga Save the Children në Kosovë, Fleta and Fati paten një rast unik që ta takojnë Shefen Ekzekutive të Save the Children, Inger Ashing dhe Drejtorin për Të Drejta të Fëmijëve në Save the Children International, z. Sigurd Johns gjatë konferencës së Konventës për të Drejta të Fëmijës 30 #CRC30...