Përmbyllet me sukses fushata "Mendo për Tokën"

Është përmbyllur me sukses fushata "Mendo për Tokën" e organizuar nga grupi i fëmijëve ROR, me c'rast edhe janë shpërndarë certifikata për pjesëmarrësit në diskutimet dhe aktivitetet e fushatës. 

 

“Mendo për Tokën” bashkoi fëmijët e moshës 14-17 vjeç në fushën e mjedisit, duke marrë informacione të reja përmes pjesëmarrjes në debate, aktivitete të përbashkëta, aksione të pastrimit dhe socializimit me bashkëmoshatarët. Kjo fushatë ka pasur për qëllim rritjen e vetëdijes së fëmijëve dhe të rinjve rreth cështjeve mjedisore, në vecanti dy problemeve mjedisore bashkëkohore, sic janë ngrohja globale dhe kriza klimatike. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve fëmijët janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e ambientit dhe zhillimit të qëndrueshëm dhe të gjelbër, si objektivë globale.

 

 

Fushata "Mendo për Tokën" ka filluar që nga muaji maj dhe ka zgjatur deri në muajin korrik, me c'rast janë organizuar tri (3) sesione online dhe pesë (5) aktivitete të pastrimit me më tepër se 50 fëmijë pjesëmarrës. 

 

 

Anëtarët e grupit të fëmijëve ROR i falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë bashkëpunuar me ne dhe kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga vetë fëmijët. Si shenjë falënderimi, të gjithë pjesëmarrësve u ndanë edhe certifikata mirënjohjeje. Nga suksesi i kësaj fushate, grupi do vazhdojë të realizojë aktivitete të tjera të hapura, me fokus të veçantë në mjedisin jetësor. 

 

 

Këto fushata mbështeten nga organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children në Kosovë në kuadër të programit  tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”. 

Lajme