Përfundon gara e vizatimit "Mbro arsimin tonë"

Drion Shaqiri - anëtar dhe Kryetar i Komisionit për Arsim në Grupin ROR, ka përfaqësuar sot grupin tonë në eventin e shpalljes së fituesve të garës së vizatimit “Mbro arsimin tonë”. 

 

Së bashku me Drejtorin e Save the Children in Kosovo, z. Ahmet Kryeziu dhe me udhëheqësen e Divizionit për Arsim Gjithëpërfshirës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Lulavere Behluli kanë dhënë fjalimet e tyre me c’rast uruan fituesit e garës.

 

 

 

Si përfaqësues i ROR-it, Drioni shpalosi punën tonë avokuese & kampanjën “M’so n’shpi me t’njejtën cilësi” dhe disa nga konkluzionet e të gjeturave të dala nga raport-hulumtimet tona.

  

  

 

Save our Education (ose Mbro Arsimin Tonë në shqip) është një fushatë globale e Save the Children International që përqendrohet në urgjencën globale të arsimit të shkaktuar nga COVID-19 dhe bën thirrje që këto veprime të ndodhin:

          • Të gjithë fëmijët vazhdojnë të mësojnë online perderisa shkollat janë të mbyllura dhe qe ky mësim të jetë gjithëpërfshirës;
          • Çdo fëmijë te mbështetet të kthehet në shkollë kur është e sigurt të ndodh një gjë e tillë;
          • Qeveritë dhe donatorët te investojnë në arsim tani që të mund të ndërtojmë sisteme më të mira arsimore për të ardhmen.

 

Lajme