Me moton “Çdo ditë është 1 Qershori” vazhdojnë aktivitete në shënimin e 1 Qershorit

Aktivitetet që do të zhvillohen sot, nga ora 11:00 -12:30 vizitë nëfshatin SOS në Prishtinë dhe nga ora 13:00 - 15:00 rikonstituimin e asamblesë së fëmijëve në Gjilan dhe aktivitete në qendër të qytetit.

 

Ndërsa, ditën e enjte nga ora 11:00 - 13:00 mbjellja e pemës sëkërkesave dhe dëshirave të fëmijëve në Klinë, dhe ditën e premte nga ora 10:00 -13:00 aktivitetet përmbyllen me takimin konsultues me Zyrën për Qeverisje të Mirë për Hartimin e Strategjisë Nacionale mbi të Drejtat e Fëmijëve - takim që do hapet nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

 

Po ashtu këtë ditë Asambleja komunale e fëmijëve dobëjnë realizimin e video-mesazheve dhe pikturave që kanë të bëjnë mëngritjen e përgjegjësisë së institucioneve karshi nevojave të fëmijëve në Ferizaj dhe Pemën e fëmijëve në Mitrovicë.

 

Në këto aktivitete do të përfshihen qindra fëmijë nga komuna të ndryshme, autoritetelokale e qendrore, institucione, dhe zyrtarë që janë të angazhuar nëpunën me fëmijët dhe që për mandat kanë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 

Shënimi i ditës së fëmijëve bëhet në kuadër tëprojektit “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children në Kosovë mbeshtetur nga SIDA.

 

Lajme