Hera Luma një nga anëtaret e grupit tonë morri pjesë në Javën e të Mësuarit për Arsimin Gjithëpërfshirës

Organizuar nga Save the Children Suedi, Hera Luma një nga anëtaret e grupit tone morri pjesë në Javën e të Mësuarit për Arsimin Gjithëpërfshirës (6-9 Gusht) që është mbajtur në Bangkok, Tajlandë.

Ajo pati rastin te prezantoi punën e ROR dhe angazhimin e saj në grupin tonë qysh në moshën 14 vjeçare.

Hera gjithashtu prezantoi rreth progresit dhe mësimeve të nxjerra nga zbatimi i projektit “Respektoni të Drejtat Tona” dhe praktikat e punës gjate implementimit te projektit me "Asamblenë Komunale të Fëmijëve", projekte këto të cilat inkurajojnë grupe të udhëhequra nga fëmijët në Kosovë që të avokojnë për të drejtat e tyre dhe për qytetari aktive. 

Lajme

09.10.2019

Rea Sylejmani do të flet në Parlamentin Europian duke ju drejtuar Eurodeputetëve për çështjen e vajzat në Kosovë dhe më gjerë

Ne kuadër të Javës së Veprimit për Vajzat dhe Gratë, Rea Sylejmani, anëtare e Respect Our Right - ROR do të flet në Parlamentin Europian për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në shoqëri duke ju drejtuar Eurodeputetëve për të ngritur çështje të rëndësishme për vajzat në gratë në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ngjarje po shënohet nga Save the Children...