Grupi ROR përfaqësohet në takimin me Presidenten e Kosovës në përmbyllje të muajit të rinisë

Kryetarja e grupit Respect Our Rights (ROR), Puhiza Shemsidini, mori pjesë sot në takimin e organizuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, me tematikë kryesore sfidat e përditshme të të rinjve.

 


Puhiza në emër të grupit ROR, në këtë takim theksoi fushat kryesore ku shkelen të drejtat e të rinjve dhe fëmijëve, me theks të vecantë tek arsimi, shëndetësia e siguria. Ndër të tjera, u diskutua edhe puna vullnetare e të rinjve dhe mundësitë që u ofron shteti ynë. “Të rinjtë dhe fëmijët duhet të jenë të sigurt, të kenë mirëqenie dhe arsim cilësor në mënyrë që vendi ynë të përparojë”, u shpreh ndër të tjera Puhiza.

 

 

Presidentja Osmani premtoi që takime të tilla do të mbahen më shpesh dhe problemet që ne vec i kemi përmendur do të merren parasysh dhe do të adresohen tek institucionet relevante në mënyrë të krijohen zgjidhje kreative.

Lajme