Grupi ROR ka marr pjesë në degjimin Buxhetor në Komunën e Pejës

Grupi ROR ka marr pjesë në degjimin Buxhetor në Komunën e Pejës ku ka shpalos edhe nevojat e fëmijëve të kësaj komune

 

Komuna e Pejës përmes zyrës se Kryetarit,Drejtoris për Financa dhe Kryesuesit të Kuvendit janë duke i mbajtur ndegjimet publike. Ku pjesë e këtij degjimi publik ishin edhe dy antarër e ROR-it, Orines Gashi dhe Ormir Ulaj.

 

Ata kanë kerkuar qe "Buxheti për fëmijët te ndahet me një kod te veçantë nga te gjitha drejtoritë si te Drejtoria e shëndetësisë ,infrastruktura , shërbimet sociale ,drejtorisë për kulture dhe sport sepse fëmijët me te vërtetë kane nevoja te shumta".
Përpos kësaj ata kanë paraqitur edhe nevojat e shumta qe kanë identifikuar Asambleja komunale e fëmijëve me grupin ROR e sidomos nevojat qe kanë fëmijët nga zonat rurale.

 

Ata kanë listuar disa nga nevojat e fëmijëve të kësaj komune si:

 

1. Ne shkolla te ketë laboratorë dhe klasa adekuate për zhvillimin e mësimit profesional si Kimi, matematike, fizike, ed.fizike, informatike .


2. .Ne secilën shkolle te ketë kutia te ndihmës së parë dhe te ketë staf te trajnuar për ofrimin e kësaj ndihme pasi nuk ka mjek shkolla. 


3. Te ketë psikolog dhe staf mbështetës ne klasat ku ka fëmijë me nevoja te veçanta.


4. Ne shkolla te ketë infrastrukture te përshtatshme për qasjen e fëmijëve me nevoja te veçanta.


5. Transporti i fëmijëve për vajtje ardhje ne shkolle te behet për te gjithë fëmijët jo të klasifikon ne baze te moshës p.sh. ka raste kur fëmijët e klasës së 9 nuk përfshihen në transport.


6. Transporti qe organizohet nga disa prind e ne disa raste edhe nga DKA nuk është aspak i sigurte sepse ne një kombi vendosen shumë me shumë fëmijë se sa është e lejuar cenohet siguria e fëmijëve.


7. Ne parqet ekzistuese te qytetit te vendosen edhe lodra te cilat mund ti përdorin fëmijët me nevoja te veçanta.


8. Të ndërtohen parqe për fëmijë dhe fusha sportive ne zonat rurale te qytetit dhe te lejohen ato te përdorën nga fëmijët e jo te obligohen te bejne pagese për tu zbavitur ne ato fusha.


9. Të ketë qendra apo objekte ku zbaviten fëmijët pa shpenzime vetanake p.sh. sikur qe është klubi i baletit, pastaj ne QENDREN RINORE Atë L orenc Mazreku organizohen aktivitete për fëmijë por ata fëmijë bëjnë pagës edhe pse simbolike por fëmijët me mbështetje sociale edhe ato pak mjete nuk i posedojnë .


10.Ne zonat rurale dhe fshatra të ketë ndonjë objekt (bibliotekë )ku fëmijët te kenë edhe gjate pushimeve verore një kënd ku mund te shkojnë të lexojnë apo të argëtohen.

 

Ata po ashtu kanë thënë se "kemi edhe shume e shumë kërkesa të cilat i kemi identifikuar tek fëmijët, këto janë disa të cilat janë me shumë të theksuara dhe shpresojmë se ne vitet ne vazhdim te na kushtohet me shume rëndësi ne nevojat tona".
Në fund kanë kërkuar nga kryetari i komunës, drejtori për buxhet dhe financa dhe kryesuesi dhe anetarët tjerë komunale që të ju ofrohen informata lidhur me shpenzimet buxhetore dhe investimet që prekin fëmijët.

Pasi që gjatë muajve tetor ,nëntor do te bëhet monitorimi i shpenzimeve buxhetore për fëmijët ju kishim lut shumë qe të përkushtoheni sa më shumë kërkesave tona dhe në fund te vitit do te dalim me një raport dhe shumë shpresojmë qe komuna jonë të jetë shembull për komunat tjera për respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave të fëmijëve. 

Lajme