Grupi ROR ka marr pjesë në degjimin Buxhetor në Komunën e Ferizajit

Pjesë e programit vjetor të ROR është edhe pjesëmarrja në ndarjen e buxhetit nëpër komuna dhe paraqitja e kërkesave të fëmijëve. Me këtërast, Alma Gashi morri pjesë në dëgjimin publik në komunën e saj.

 

Kryetari i Ferizajt u shpreh i habitur për pjesëmarrjen esaj sepse ishte hera e parë në karrierën e tij që në dëgjim publik merr pjesënjë e re, nën moshen 18 vjet.

Pas prezantimit të planit dhe buxhetit nga ana e kryetarit, anetarja e ROR pati disa kërkesa. Ajo kërkoi që nëpër shkolla publike të mundësohet qasje për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në faktin se asnjë shkollë në Ferizaj deri më tash nuk e ka ofruar këtë mundësi.

 

Pastaj, kërkoi që mos të jetë numri i nxënësve nëpër gjimnaze shumë i lartë sepse efikasiteti i mësimit po ulet dhe rrjedhimisht kuadrot pas disa vitesh do të jenë më të dobëta. Si alternative për këtë problem, propozoi të pranohen më shumë nxënës në shkolla profesionale. Kjo nënkupton ndërmarrjen e ndonjë kampanje promovimi përshkollat profesionale.

 

 

Kryetari, Agim Aliu, u përgjigj se zgjidhje për problemin eparë e kanë parë angazhimin e personelit adekuat nëpër shkolla, që do të përfshihet në buxhet. Ndërsa për problematicën e dytë, kryetari u shpreh se tashmë veç se ka bërë ndryshime në numrin e nxënësve në gjimnaze, duke caktuar 28 nxënës për klasë.

 

Ndër të tjerash, permendi edhe ndryshime të tjera që mendon t’i bëjë në arsim, ku edhe u zotua që arsimi dhe fëmijët do të jenë dosido prioritet i kësaj qeverie dhe gjatë ndarjes së buxhetit.

 

Mbledhja përfundoi pas shumë propozimeve, dhe duke shpresuarse fëmijet nuk do të jenë të anashkaluar kësaj radhe në buxhetim.


Lajme