Fushata informuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Gjakovë

Ne vazhdën e aktiviteteve promovuese te Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) përmes ZR në Gjakovë, sot u realizua fushata informuese për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme,SHML Hysni Zajmi  dhe SHFMU Mazllom Këpuska në Komunën e Gjakovës.

 

Në keto takime grupi ROR uperfaqesua nga Ardit Gllogjani,antar i ROR nga Komuna e Gjakoves.

 

Gjate ketyre takimeve me nxenes dhe mesimdhenes u be njoftimi me rolin eInstitucionit te Avokatit te Popullit ne pergjithesi,si dhe sa i perket Departamentit per te drejtave te femijeve.Femijet u njoftuan me platformen "Know your rights"(Njih te drejtat tua) si platforme ekrijuar nga IAP per njohjen e te drejtave te femijeve,adresimin dhe raportimin e shqetesimeve dhe shkeljeve eventuale te te drejtave tetyre.Gjithashtu u fol edhe per vetëdijesimin për domosdoshmërinë e parandalimit të ndëshkimit trupor nëpër shkolla, si dhe për mundësitë etyre, që përkitazi me shkeljet e të drejtave të njeriut, ti drejtohenIAP-së.

Përfaqesuesi ynë, njoftoi femijet e pranishem qe egziston nje grup i cili monitoron Konventen Nderkombetare per te Drejtat e femijeve,dheavokon,paraqet shqetesimet e femijeve te Kosoves tek institucionet perkatese.

Gjithashtu u njoftuan per inicimin e nje ligji ne Kuvendin e Republikës së Kosovës për ndalimin e ndëshkimit trupor, ku për herë tëparë ndalohet ndeshkimi trupor me një ligj të veçantë përveq se në shkolla, edhe në shtëpi pra në familje.

Lajme