Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 Qershori shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë tëparë në vitin 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve.

12 qershori ka përqëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarëbotën kundër punës së fëmijëve. Ndikimi i shpalljes së kësaj ditereflektohet në numrin e madh të ratifikimeve të Konventës nr. 182 të ILO mbi format më të këqija të punës së fëmijëve dhe Konventës së ILO Nr.138 mbi moshën minimale për punësim.

Në botë mbi 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndajforcave më të këqija të punës.

Organizata Botërore e Punës sqaron se jo të gjitha punët që kryejnë fëmijët dhe adoleshentët duheneliminuar. Pjesëmarrja e fëmijëve ose e adoleshentëve në punë që nukndikon në shëndetin dhe zhvillimin e tyre personal, ose që nuk ndërhynnë shkollimin e tyre, në përgjithësi konsiderohen si pozitive.

Kjo përfshin veprimtari të tilla si të ndihmosh prindërit rrethshtëpisë, të ndihmosh në një biznes familjar ose për të fituar parajashtë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve shkollore.

Këto lloje aktivitetesh kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe në mirëqenien e familjeve të tyre.

Këto punë të lehta ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët në përgatitjen etyre për të qenë anëtarë produktivë të shoqërisë gjatë jetës së tyre sitë rritur.

 

LINK :  https://www.youtube.com/watch?v=YG-yDg4kZww&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0LVkyu4hME7p56HtckIpHNreBK_Gx1vtgKf63Se6clqI5noCUudHMzzMU

 

Lajme